Angelina Jolie së shpejti me një libër të ri


Angelina Jolie së shpejti me një libër të ri

15:00 03/09/2021

“Know your rights and claim them” do ndihmojë femijët t’i dalin zot vetes

Në romanin e aktores fokusi është për të drejtat e fëmijë dhe mbrojtja e tyre sipas ligjeve të të gjithë botës.

Aktorja 46-vjeçare, Angelina Jolie së shpejti do të vijë me një libër për të ndihmuar fëmijët t’i dalin zot vetes. Libri i titulluar “Njihni të drejtat tuaja dhe pranoni ato” do të detyrojë edhe qeveritë që të mos harrojnë premtimet për të mbrojtur shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve.

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Angelina Jolie, është bashkuar me “Amnesty International” dhe avokaten e të drejtave të njeriut Geraldine Van Bueren për të shkruar një libër të titulluar “Know your rights and claim them: A guide for youth”, e cila shpreson se do të ndihmojë në inkurajimin e të rinjve për t’i dalë zot vetes përballë padrejtësisë.

“Shumë fëmijë janë në rrezik në të gjithë botën dhe ne thjesht nuk po bëjmë sa duhet. Këto janë të drejtat e tyre, të vendosura vite më parë bazuar në atë që do t’i bënte ata të rritur të shëndetshëm, të balancuar, të sigurt dhe të qëndrueshëm“, thotë ajo.

Jolie gjithashtu dëshiron që libri të ndihmojë qeveritë të mbajnë mend premtimin e tyre të bërë prej kohësh për të mbrojtur shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve.

“Njihni të drejtat tuaja dhe pranoni ato” përshkruan të drejtat që u ishin premtuar fëmijëve në Konventën e OKB-së, nxjerr në pah punën e aktivistëve të rinj si Greta Thunberg dhe Malala Yousafzai, dhe i mëson lexuesit se si të qëndrojnë në këmbë për veten e tyre.

46-vjeçarja e cila shërben si e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka këmbëngulur se ajo është tronditur kur mësoi se sa fëmijëve nuk u janë dhënë të drejtat që u ishin premtuar.

Klan News






Të ngjashme