Ajo është një nga aktoret më të njohura të Hollywood, një aktiviste politike dhe tashmë një akademike. Ylli i Hollywood është takuar me një profesor në shkollën ekonomike te Londrës, një nga universitetet më prestigjioze britanike.

Jolie do të bashkohet më ish-Sekretarin e Jashtëm, William Hague, si lektore në Qendrën e universitetit për gratë, paqen dhe sigurinë.

Ajo do të ndihmojë studentët për studimin dhe diplomën master të kësaj shkolle. Angelina Jolie ka qenë ambasadore e vullnetit të mirë për Agjencinë për Refugjatë të OKB-së dhe aktualisht është një nga të dërguarit e saj të veçantë për të drejtat e refugjatëve dhe kundër gjymtimit gjenital femëror.

Ajo ka thënë: “Jam shumë e inkurajuar nga krijimi i këtij programi master të shkollës ekonomike në Londër. Shpresoj që institucionet e tjera akademike do të ndjekin këtë shembull, për zgjerimin e diskutimit se si duhet të avancojnë të drejtat e grave në gjithë botën”./

tvklan.al