Angelina Jolie tregon për periudhën e saj më të errët

Posta

Angelina Jolie tregon për periudhën e saj më të errët

12:20 21/10/2019

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Angelina Jolie ka folur për periudhën e vështirë që ajo ka kaluar pas ndarjes nga Brad Pitt.

Aktorja 44-vjeçare, e cila u nga nga Pitt në shtator të vitit 2016, e ka konsideruar një periudhë të errët dhe kjo ishte arsyeja, pse ajo i kishte munguar ekranit.

Jolie e pranon se i është dashur kohë për të kuptuar forcën e jashtëzakonshme që ka brenda vetes. Angelina ka zbuluar se ka gjetur lumturinë dhe mbështetjen tek 6-fëmijët e saj. Pas ndarjes nga Brad, aktores iu caktua kujdestaria e fëmijëve.

Vitet e fundit nuk kanë qenë më të lehtat. Unë kam pasur uljet dhe ngritjet e mia, nuk jam ndjerë shumë e fortë. Por të gjithë kemi kohëra të vështira, forca ime është nga fëmijët e mi. Unë nuk kam punuar sepse fëmijët kishin nevojë për mua në shtëpi. Ata që janë prind e dinë se ka një forcë brenda jush që rritet dhe ju duhet të jeni të fortë për ta dhe t'i inkurajoni të ecin para”, tregon aktorja.

Fëmijët e saj nuk e preferojnë famën por dëshirojnë të jetojnë një jetë të qetë dhe normale larg vëmendjes së mediave./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT