Aktorja shihet me qytetarët në Lviv

Aktorja e njohur hollivudiane Angelina Jolie gjendet në Ukrainë. Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, tregojnë atë në një kafene ku po jep autografë për fansat e saj.

Nuk dihet ende qëllimi i kësaj vizite. Aktorja është e përfshirë në aktivitetet e Kombeve të Bashkuara që nga viti 2001.

Në vitin 2012, u emërua Përfaqësuese Speciale për Refugjatët. Jolie ka kryer më shumë se 40 misione duke vizituar vende si Iraku, Jordania, Libani dhe Siria.

Tv Klan