90 mijë persona firmosin peticion për përsëritje të finales së Europianit

Anglezëve nuk u del inati për humbjen në finale të Evropianit. Pas fitores së Italisë me penallti, një pjesë e tifozëve të Anglisë kanë nisur një peticion online për të përsëritur finalen, pasi sipas tyre, ekipi anglez luajti ndaj një kundërshtari i cili ishte i padrejtë. Italia u akuzua se luajti pisët pas episodit në të cilin kapiteni Giorgio Chiellini tërhoqi bluzen e Bukayo Saka, duke e ndaluar atë.

Disa tifozë shpejt reaguan në rrjetet sociale për të argumentuar se ai meritonte një karton të kuq . Vendimet e gjyqtarëve u kontestuan gjerësisht nga tifozët anglezë dhe një prej komenteve të përshkruara ishte: ‘Bakayo Saka u keqtrajtua gjatë ndeshjes midis Anglisë dhe Italisë sepse u tërhoq nga Giorgio Chiellini, të cilit iu dha një karton i verdhë.

Gjyqtari ishte i njëanshëm dhe në favor të Italisë. Peticioni argumenton se Chiellini duhej të kishte marrë një karton të kuq. Sidoqoftë, ka të tjerë mbështetës që janë distancuar nga këto lloj iniciativash. Për momentin janë vetëm 5000 firma, shumë pak për të bërë të mundur përsëritjen e finales. Por edhe sikur të mblidhen miliona, kurrë nuk ka ndodhur që të përsëritet një ndeshje nga peticione apo argumentimet e tifozëve.

Klan News