Angli, çmimi për lojtarin e vitit – TV KLAN

Angli, çmimi për lojtarin e vitit

Manchester City dominon listën

Shoqata më e vjetër në botë e futbollistëve profesionistë, ajo në Angli dhe Uells ka njoftuar listën e futbollistëve që do të votohen për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në Premier League.

Ndër 6 të nominuarit, Manchester City përfaqësohet me 3 futbolistë. Kryeson listën Sergio Aguerro. Argjentinasi ka realizuar 19 gola në kampionat.

Në vend të dytë futbollisti i Liverpool Sadio Mane, me 18 gola dhe një performancë të shkëlqyer. Reheem Sterling nga Manchester City është në vendin e tretë. 17 gola për të në këtë sezon.

Nga Chelsea askush tjetër se meriton veç Eden Hazard. Lista plotësohet nga Bernardo Silva dhe Virgil Van Dijk. Votimi do të bëhet nga 4000 anëtarët e kësaj shoqate, të gjithë futbollistë profesionistë, dhe fituesi do të marrë trofeun muajin e ardhshëm.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*