Një foshnje e porsalindur është gjetur brenda një koshi mbeturinash në Grimsby të Anglisë. Sipas mediave të huaja, një banor që po kalonte aty pranë ka dëgjuar të qarat e fëmijës që vinin nga koshi i mbeturinave dhe kur ka hapur kapakun ka gjetur një fëmijë brenda.

Mësohet se foshnja po trajtohet në spital. Po ashtu edhe nëna e tij është dërguar në një spital dhe po kujdeset nga autoritetet përkatëse.

Për t’iu rikthyer momentit të ngjarjes, në çastin kur banori ka gjetur fëmijën brenda koshit menjëherë ka thirrur policinë dhe ambulancën. Të paktën katër makina policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashku me dy autoambulanca.

Oficerët e policisë kryer hetime shtëpi më shtëpi dhe kanë intervistuar banorët e tronditur. Mjekët e ndihmës mjekësore ishin në vendngjarje brenda pak minutash dhe u ndërtua një kordon policie.

Akoma nuk është bërë e ditur se si përfundoi fëmja i porsalindur në koshin e mbeturinave./tvklan.al