Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026, do të gjykohet nga një trupë arbitrash spanjollë.

Gjyqtar kryesor për këtë përballje është zgjedhur, Alejandro Hernandez. 42-vjeçari mban stemën e FIFA-s nga viti 2014, ndërsa ka eksperiencë të madhe. Hernandez ka nisur arbitrimin në La Liga, nga viti 2012.

Ndihmës të tij në fushë do të jenë Jose Naranjo dhe Diego Sanchez Rojo, ndërsa arbitër i katërt është zgjedhur Alejandro Muniz Ruiz. Në VAR, do të jetë Cesar Soto Grado dhe ndihmës i tij Valentin Gomez.

Ndeshja e së Premtes do të jetë e shtata mes Anglisë dhe Shqipërisë në përballje zyrtare. “Tre Luanët” numërojnë gjashtë fitore, por kuqezinjtë synojnë surprizën e madhe.

Sfida Angli-Shqipëri, do të transmetohet në TV Klan, ashtu si të gjitha ndeshjet e tjera të Kombëtares kuqezi.

/tvklan.al