“Tre luanët” vijnë pas fitores në takimin parë të grupt kundër Kroacisë, ndërsa presioni bie me skocezet me zero pike

Anglia do të presë Skocinë në “Uembli” në derbin britanik që do të luhet sot në orën 21:00 në takimin e dytë të Grupti D.

Për herë të parë të dyja përfaqësueset janë ndeshur në 30 Nëntor të 1872-ës,  e ky është takimi i parë ndërkombëtar  në histori.

Synimi i “tre luanëve” është që të shkojnë në dy fitore nga dy ndeshje të luajtura, por ndaj skocezëve asnjëherë nuk është e lehtë. 

Anglia ka fituar në shtatë takimet e fundit në të gjitha kompeticionet, duke pësuar vetëm një gol. Në 17 takime të luajtura ata janë ndëshkuar vetëm 5 herë.

“Tre luanët” nuk kanë arritur që të kualifikohen përtej çerekfinaleve që nga vitit 1996. Kur ata dolën ndër katër ekipet më të mira të turneut.

Në katër takimet e fundit kundër skocezëve, ata janë të pamposhtur.  Sfida e fundit mes dy kombëtareve ka qenë në 2017-ën gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës, ku barazuan 2-2.

Skocia futet në këtë takim nën presion, duke qenë se ata humbën në takimin e parë kundër Republikës Çeke.  Skuadra rikthehet në evropian pas pjesëmarrjes në vitin 1996, e turneu i fundit ndërkombëtar ku ata morën pjesë ishte në 1998.

Skocia ka marrë 41 fitore kundër Anglisë, është mundur 48 herë dhe 25 përballje kanë dalë në barazim. Në “Uembli” skocezët kanë arritur 9 takime dhe janë mundur 18 herë nga 32 të luajtura.

Sfida tjetër e Grupit D do të jetë ajo midis Kroacisë dhe Republikës Çeke në Gllasgou në orën 18:00.

Ballkanasit kanë 2 fitore në 10 sfidat e fundit në të gjitha kompeticionet. Presioni është mbi ta, ndërsa çekët psikologjikisht janë më të sigurt pas fitores në takimin e parë kundër Skocisë.

Klan News