Kualifikohet në fazën tjetër edhe Kroacia e Çekia

Anglia e mbylli në krye të “Grupit D” këtë fazë të Europianit.

Skuadra angleze mundi me rezultatin 1 – 0 Çekinë, duke u kualifikuar në turin e 1/8.

Garën në këtë aktivitet do ta vijojë edhe Kroacia që mundi me rezultatin 3 – 1 Skocinë. Ekipi ballkanas u rendit në vendin e dytë falë golavarazhit.

Pjesë e turneut mbeten edhe çekët, pasi janë mes vendeve të treta më të mira.

Tv Klan