Anglia fiton miqësoren me Nigerinë

Posta

Anglia fiton miqësoren me Nigerinë

08:15 03/06/2018

Anglia duket se është gati për finalet e Botërorit që nisin më 14 qershor. Fitorja 2 – 1 me Nigerinë të shtunën në “Wembley” ishte një sinjal që gjërat po shkojnë në rrugën e duhur. Cahill dhe Kane realizuan anglezët në pjesën e parë, ndërsa Iëobi realizoi për anglezët me fillimin e së dytës. Gjermania pësoi humbje me rezultatin 2 – 1 në miqësoren me Austrinë në Klagenfurt.

Në portë u kthye Neuer pas 8 muajsh mungesë dhe ky ishte lajmi që gëzoi më shumë trajnerin Low. Golit të Ozil në pjesën e parë iu kundërpërgjigjën Hinteregger dhe Schopf në të dytën. 0 – 0 u mbyll sfida mes Belgjikës dhe Portugalisë në Bruksel.

Edhe pse rastet nuk munguan, gola nuk pati. Portugezët nuk kishin përfshirë në ekip Cristiano Ronaldo. Pa gola përfundoi edhe miqësorja Suedi – Danimarkë.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT