Vetëm katër skuadra do të luajnë në praninë e tifozëve

Vetëm katër skuadra britanike do të lejohet të hapin dyert e stadiumeve për të luajtur ndeshjet e tyre në mesin e pandemisë së Covid-19.

Kurba në rritje e numrit të rasteve ka detyruar autoritetet që të marrin masa dhe ato që përfitojnë janë 4 skuadrat e Premier League angleze, Everton e Liverpool në pjesën perëndimore të vendit dhe ato të bregdetit jugor, Brighton e Southampton.

Kjo do të thotë që 6 klubet e Premier League angleze me bazë në Londër nuk do të lejohen të hapin dyert, pasi kryeqyteti britanik tejkalon limitin për numrin më të lartë të të infektuarve për 100 mijë banorë. E njëjta situatë edhe në Manchester, ku penalizohen 2 ekipet e këtij qytetit, Manchester United dhe City.

Natyrisht, numri i tifozëve në shkallët e stadiumeve nuk do të jetë aq sa kapaciteti, me qeverinë britanike që ka lejuar një numër prej 2 mijë spektatorësh.

Me këtë vendim, takimi i vetëm i kësaj mesjave në kampionatin anglez të futbollit që do të luhet me prezencë tifozësh do të jetë ai i “Anfield Road” mes Liverpool dhe Tottenham.

Duel ku pritet të përcaktojë edhe kryesuesin e Premier league, pasi aktualisht kreu ndahet nga të dy skuadrat në kuotë të njëjtë pikësh.

Klan Plus