Rashford dhe Saka vijojnë të jenë të dëmtuar

Kombëtarja angleze do të udhëtojë sot për në Tiranë, pasi do të përballet të dielën në mbrëmje me Shqipërinë, në stadiumin ‘Air Albania’. 

Të dyja kombëtaret e kanë nisur me së miri fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, pasi kanë marrë fitoret e para.

Anglezët duket se do të udhëtojnë drejt Shqipërisë pa dy yjet e tyre, pasi tanimë është konfirmuar mungesa e tyre.

Marcus Rashford ka pësuar një dëmtim dhe nuk ia ka dalë të rikuperohet, ndaj sulmuesi i Manchester United, është rikthyer në klub dhe nuk do të udhëtojë drejt Shqipërisë.

Gjithashtu i dëmtuar është edhe super talenti Bukayo Saka që është rikthyer te Arsenali, pasi nuk ia doli të rikuperohet nga dëmtimi që ka marrë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e Anglisë në Twitter, ku bënte të ditur se dy lojtarët nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Gareth Southgate për ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe Polonisë.

Klan News