Ligji i ri penalizon personat nën 18-vjeç, ndërhyrjet do të lejohen vetëm për arsye shëndetësore

Qeveria britanike nuk do të lejojë  ndërhyrjet estetike për personat nën moshën 18 vjeç. Të gjithë ata persona që janë nën 18-vjec do të ndalohen të bëjnë botox ose rimodelimin e buzëve.

Ky ligj ka hyrë sot në fuqi pas një tendence në rritje të të rinjve që kërkojë një fytyrë perfekte Instagrami

Asnjë fëmijë nuk ka nevojë për  ndërhyrje estetike përveç ato që bëhen për arsye mjekësore. Zhvillimi i tyre fizik dhe mendor nuk është i plotë.” u shpreh Nadine Dorries ish-ministrja e shëndetësisë .

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social tha se mosrespektimi i ligjit do të çojë në ndjekje penale dhe masa administrative me gjobë.

Ligji i ri synon të mbrojë të rinjtë nga pasojat e këtyre ndërhyrjeve.

Rrjetet sociale kanë imponuar standarde të bukurisë  të cilat, në të vërtetë, janë shumë larg nga standardet natyrale njerëzore: hundë shumë të vogla, buzë të trasha dhe  mollëza të ngritura. Për të përmbushur  këto standarde shumë të rinj vendosin që të bëjnë ndryshime radikale në pamjen e tyre duke ju drejtuar kirurgëve plastikë.

Klan News