Anglia nisi të hënën përgatitjet për ndeshjen me Shqipërinë. Trajneri Thomas Tuchel në dallim nga paraardhësi i tij Gareth Southgate e zhvilloi stërvitjen pasdite.

Në orët e para të mëngjesit ai ka përcaktuar takime me lojtarët dhe seanca individuale sipas asaj që shkruajnë mediat angleze. Në këtë grumbullim Tuchel ka fytyra të reja mes tyre mbrojtësi 32-vjeçar i Newcastle, Dan Burn dhe i riu Myles Lewis-Skelly nga Arsenal.

Rikthimet tek Anglia janë Jordan Henderson, Marcus Rashford dhe Reece James. Mungesa e Cole Palmer për shkak dëmtimi është plotësuar nga mesfushori me tipare sulmuese Morgan Gibbs-White.

Për ndeshjen me Shqipërinë më 21 Mars në stadiumin “Wembley” janë shitur të gjithë biletat prej kohësh. Më 24 Mars Anglia do të presë sërish në shtëpi Letoninë. Në këtë grup është edhe Serbia e Andorra

Tv Klan