Një superkompjuter ka parashikuar rezultatin e Euro 2024 pak ditë pasi Gareth Southgate njoftoi skuadrën e tij të përkohshme të Kombëtares së Anglisë për Euro 2024. Marcus Rashford dhe Jordan Henderson u lanë të dy jashtë grupit, shtatë lojtarë të tjerë do të largohen përpara udhëtimit në Gjermani, duke lënë një grup prej 26 vetësh.
Sipas një superkompjuteri nga Bettingexpert, Anglia është favorite për të fituar Euro 2024. Makineria u ka dhënë “Tre Luanëve” 19 përqind shanse për të fituar të gjithë turneun.
Superkompjuteri përcaktoi gjithashtu se skuadra e Southgate ka 31 përqind shanse për të arritur në finale, 48 përqind mundësi për të kaluar në çerekfinale.
Franca gjithashtu mendohet të dalë mirë në Euro 2024 me 18 përqind shanse për të fituar dhe 30 përqind për të arritur në finale.
Pas tyre është Gjermania me 15 përqind shanse për të fituar, Spanja 12 përqind, Portugalia me 10 dhe Italia me shtatë përqind shanse për të fituar.
Por Shqipëria gjendet në vendin e parafundit në renditjen e superkompiuterit. Për vendin e parë në grupi mundësitë janë krejt minimale, por për t’u kualifikuar për në raundin me eliminim direkt kuqezinjtë kanë 28% mundësi.
Tv Klan