Qeveria në Angli ka vendosur që të rikthejë masat kundër COVID-19, pas shtimit të rasteve në disa qytete. Sipas BBC-së, bëhet me dije se tashmë do të ndalohen familjet që të vizitojnë njëra-tjetrën dhe do të mbyllen diskot.

Lajmi për kufizimet e reja është njoftuar nga Sektretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, i cili u shpreh se masat e reja do të hyjnë në fuqi që nga mesnata e kësaj të enjteje. Kufizimet do të prekim qytetet si Newcastle, Sunderland, South Tyneside dhe Gateshead.

Të dhënat thonë se ne duhet të veprojmë tani”, u shpreh Hancock para Dhomës së Komuneve. Më tej zyrtari shtoi se Sunderland tashmë ka një mesatare 103 raste për 100,000 njerëz.

Nga ana tjetër mësohet se restorantet do të ofrojnë shërbimin e tyre, ndërsa baret dhe diskot do të mbyllen nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Po ashtu janë kërkuar fonde shtesë dhe për policinë, që kjo e fundit të shtojë kontrollet dhe të pajiset me mjete kundër koronavirusit./tvklan.al