Londra mund të bojkotojë Kampionatin Botëror në Moskë. Tonet e forta, prej Lufte të Ftohtë mes Britanisë e Rusisë, vijnë pas helmimit të një agjenti të dyfishtë rus dhe britanik dhe vajzës së tij. Aktualisht ndodhen të shtuar në spital në gjendje kritike për jetën.

Substanca me të cilën janë helmuar konsiderohet aktualisht e panjohur nga autoritetet. Serghei Skripal 66 vjeç dhe vajza e tij Julia 33 vjeç, janë gjetur të shtrire në një stol në ambientet e një një qendre tregtare në Salisbury në jug të Britanisë.

Moska ka deklaruar se nuk është e përfshirë në këtë incident dhe është ofruar për bashkëpunim në hetime me anglezët. Por ka qënë i ashpër reagimi i kreut të diplomacisë britanike Boris Johnson, i cili ka thënë se nëse vërtetohet një përfshirje shtetërore ruse në këtë çështje të rëndë, atëherë Londra do të reagojë në mënyrën e duhur dhe të qartë. Dhe ka përmendur edhe kampionatin botëror që do mbahet në Rusi në vitin 2020, duke deklaruar se do të ishte e vështirë të merrnim pjesë kur humbet besimi.

Klan Plus