Një anije humanitare spanjolle me 363 migrantë në bord po bën thirrje që të lejohet të ankorojë në një port, në mënyrë që të zbarkojë pasagjerët e saj pas disa ditësh lundrimi në Detin Mesdhe.

Gerard Canals, kreu i misionit “Krahët e Hapura” tha i shqetësuar se po mbarojnë rezervat ushqimore duke shtuar se ka rreth 30 kilogramë oriz në bord, që janë mjaftueshëm për vetëm dy ditë të tjera.

Migrantët u shpëtuan prej anijes humanitare falë pesë operacione të veçanta në det. Migrantët udhëtonin në varka të vogla të nisura nga trafikantët e qënieve njerëzore me qendër në Libi.

Pasi Malta nuk dha leje për ankorimin e anijes në një portet e saj zoti Canals tha segrupi i shpëtimit shpreson që Italia ta bëjë një gjë të tillë.

Në muajt e fundit Italia i ka lejuar anijet e bamirësisë që të zbarkojnë migrantët e shpëtuar në det në portet e saj me kushtin që vendet e tjera të Bashkimit Evropian të pranojnë t’i marrin disa nga azilkërkuesit. Disa vende të BE-së janë zotuar të ndajnë barrën mes tyre gjatë një konferencë të mbajtur në Maltë disa muaj më parë.

Qeveria e kaluar e Italisë, e cila përfshinte Lidhjen kundër migrantëve dhe ministri i Brendshëm i asaj kohe Matteo Salvini kanë shkaktuar pengesa të përsëritura duke refuzuar të japin leje për anijet e shpëtimit. Në disa raste, anijet humanitare kanë mbetur në harresë me ditë të tëra ose janë detyruar të lundrojnë deri në Spanja për t’i zbarkuar migrantët./VOA