MSC World Europa është një anije lundrimi e klasit botëror, ndërtimi i së cilës përfundoi disa javë më parë dhe para se të fillonte udhëtimet e saj në det, ajo po përdoret si një hotel për të mirëpritur tifozët që kanë udhëtuar në Katar për të parë  Kupën e Botës.

Në total, ai strehon 6762 pasagjerë të cilët kanë paguar nga 6000 paund për të shijuar luksin me 5 yje që ofron kjo anije, e mes tyre janë edhe bashkëshortet dhe partneret e futbollistëve të kombëtares angleze.

Sipas asaj që zbulon gazeta britanike The Sun, natën pas ndeshjes së parë, ku anglezët mundën Iranin 6-2, futbollistët së bashku me partneret e tyre u argëtuan në këtë anije. “Gjithçka u pagua para se të mbërrinin në Katar. Por ata po porosisnin shishe shampanjë me vlerë 250 paund një, si dhe kokteje”, shkruan The Sun.

“Konsumimi ishte aq i madh sa drejtuesit e anijes të nesërmen në mëngjes iu desh të rimbusheshin pasi lokali ishte bosh”, tha një burim për gazetën britanike.Mësohet se partneret e futbollistëve kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit.

MSC World Europa është mjaft mbresëlënëse pasi, ndër të tjera, ka 14 xhakuzi me pamje nga deti, 13 zona me oxhak, 30 bare, një zonë të veçantë sportive me fusha basketbolli dhe pishina.

Klan News