Gjykata Administrative e Romës ka pezulluar sot urdhrin që ndalon anijet me emigrantë të paligjshëm të hyjnë në Itali.

Gjykata ka lejuar anijen spanjolle “Open Arms” me 147 emigrantë në bord që të hyjë në ujërat territoriale italiane. Anija u shoqërua nga dy mjete lundruese të Marinës italiane.

Vendimi i gjykatës ka pezulluar kështu urdhrin e ministrit të Brendshëm Matteo Salvini për ndalimin e hyrjes së anijeve me emigrantë. Por ministri Salvini nuk e ka pranuar këtë vendim të gjykatës dhe është shprehur kundër.

“Unë vazhdoj të jem kundër ankorimit të anijeve që sjellin emigrantë të paligjshëm në Itali. Nëse dikush mendon ndryshe, atëherë le të marrin përsipër përgjegjësinë”, u shpreh Salvini pas vendimit të gjykatës që pezulloi urdhrin e tij për ndalimin e hyrjes në ujërat italianë të anijeve me refugjatë. /tvklan.al