Anija me grurë nga Ukraina drejt Shqipërisë





Anija me grurë nga Ukraina drejt Shqipërisë

22:50 08/08/2022

Kjo anije do të vijë në vendin tonë në orët e para të mëngjesit të 10 Gushtit

Kjo është anija me grurë që vjen nga Ukraina pritet së shpejti të lundrojë edhe në ujrat shqiptare. E ngarkuar në Izmail të Ukrainës, anija është nisur më 28 Korrik nga ky port dhe pritet të mbërrijë më 10 Gusht në Durrës.

Pozicioni aktual i anijes Jaohar Ranim është në ujërat greke. Anija është rrugës për në Portin e Durrësit dhe pritet të mbërrijë rreth orës 10:00.

Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra por një marrëveshje e arritur nga Ukraina dhe Rusia e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja ishte një nga sinjalet më pozitive që vijnë nga ky konflikt disa mujor.

Dy anije të tjera, që transportonin misër dhe sojë, u nisën nga portet ukrainase të Detit të Zi këtë të  hënë duke e çuar totalin në dhjetë që kur anija e parë lundroi javën e kaluar sipas një marrëveshjeje me Rusinë për të zhbllokuar eksportet e grurit.

Razoni, e cila ishte anija e parë që u nis, ishte planifikuar të mbërrinte në Liban të dielën, por aktualisht është ankoruar në brigjet jugore të Turqisë.

Klan Neës













Të ngjashme