Një anije është përplasur me këmben e një ure në shtetin e Para-s në Brazilin e Veriut, duke shkaktuar shembjen në ujë të rreth 200 metrave.

Dëshmitarët okularë thanë se dy makina ranë në ujë pasi anija u përplas me njërën prej këmbëve. “BBC” raporton se mbetet ende e paqartë cilat janë dëmet në njerëz, ndërsa 5 anëtarët e ekuipazhit të anijes kanë mbijetuar.

Guvernatori i Para, Helder Barbalho, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas incidentit. “Prioriteti jonë është kërkimi i viktimave dhe mbështetja totale për familjet e tyre”, tha ai. Barbalho postoi në rrjetet sociale edhe një foto të urës 860 metra të gjatë.

Ura në zonën ku kalon lumi i Amazonës lidhet me një prej porteve më të ngarkuar të Brazilit, Belem.

Në vitin 2014 një anije u përplas me këmbën e një tjetër ure në zonë, duke shkaktuar shembjen e një pjese prej rreth 50 metrash. /tvklan.al