Tregtaret nga perëndimi shkonin në tokën e shenjtë edhe pas sundimit islam

Një anije e lashtë e gjetur në brigjet e Izraelit dhe e ngarkuar me ngarkesa nga i gjithë Mesdheu tregon se tregtarët nga Perëndimi ende shkonin në port edhe pas sundimit islam në Tokën e Shenjtë.

Një stuhi surprizë apo një kapiten pa përvojë? Cilado qoftë arsyeja, fakt është se  anija tregtare u mbyt në këto ujëra të  cekëta. Ishte koha kur Perandoria Bizantine po humbiste kontrollin e saj në këtë zonë të rajonit lindor të Mesdheut dhe sundimi islam po zgjeronte shtrirjen e saj.

“Nëse shikojmë librat e historisë zakonisht  na thuhet  se pas rënies së sundimit bizantin në këtë zonë dhe ngritjes së sundimit islam, tregtia pothuajse u ndal, nuk kishte tregti ndërkombëtare në Mesdhe. Dhe ja ku kemi  këtu kemi një anijeje të madhe , e ngarkuar me ngarkesa nga i gjithë Mesdheu”, është shprehur arkeologia Deborah Cvikel.

Artefaktet në kuvertë tregojnë se anija ishte ankoruar në Qipro, Egjipt, ndoshta Turqi dhe ndoshta deri në bregun e Afrikës së Veriut.

Deborah Cvikel, një arkeologe thotë se anija daton që nga shekulli i 7-të ose të 8-të pas Krishtit dhe është tepër e veçantë.

Është unike së pari për shkak të madhësisë së saj, është rreth 20 metra e gjatë dhe 5 metra e gjerë , dhe  është anija më e madhe që kemi gërmuar ndonjëherë”, ka thënë ajo.

Studiuesit shpresojnë të gjejnë një muze për ta ekspozuar anijen për publikun, përndryshe ata do ta mbulojnë atë me rërë dhe do ta lënë në fund të detit me rrënojat e tjera të panumërta.

Klan News