Anija turke zgjat kërkimet në det



Anija turke zgjat kërkimet në det

08:20 23/12/2020

Turqia ka zgjatur misionin në det të anijes kërkimore Oruc Reis.

Në një njoftim të bërë mbrëmjen e së martës, Ankaraja zyrtare ka sqaruar se Oruc Reis do të vazhdojë kërkimet për gaz në Mesdheun Lindor deri në muajin Qershor.

Megjithatë, ndryshe nga herët e tjera, zonat ku do të kërkohet për gaz do të jenë brenda ujërave territoriale turke, larg shelfit kontinental grek.

Gjatë muajve të verës, kërkimet në Mesdheun Lindor për gaz nga anija turke Oruc Reis, shkaktuan tensione të mëdha mes Greqisë dhe Turqisë.

Retorikat u përshkallëzuan, saqë nxitën reagimin e Bashkimit Europian.

Vendet e unionit paralajmëruan sanksione ndaj Turqisë, por nuk u finalizuan kurrë. BE u ka bërë thirrje dy vendeve për dialog. /tvklan.al






Të ngjashme