Kjo fotografi satelitore dëshmon fundosjen e një anieje të re të madhe luftarake në Korenë e Veriut, gjatë ceremonisë së kantierin detar të Chongjin në veri të vendit.
Në filmime janë të dukshme mbetjet mbi sipërfaqen e ujit të anijes 5 mijë tonëshe. Anija luftarake u fundos, teksa punonjësit e portit po përpiqeshin të hidhnin në ujë nga një platformë ku ishte vendosur pas përfundimit të ndërtimit të saj.
Gjithçka ndodhi para syve të udhëheqësit komunist Kim Jong Un, i cili nga agjencitë e lajmeve të vendit të tij citohet të jetë shprehur se “ky është një akt kriminal”. Ai ka kërkuar ndëshkime të rënda për përgjegjësit, të cilët sipas tij, nuk u treguan aspak të kujdesshëm duke nëpërkëmbur dinjitetin kombëtar
Kjo anije është e të njëjtës kategori me luftanijen Choi Hyun-ho, që u nxor në det me sukses muajin e kaluar.
Koreja e Veriut po rinovon flotën detare dhe gjithë ushtrinë, por incidente si ky tregojnë vështirësitë e mëdha financiare dhe pamundësitë e industrisë vendase për zbatimin e projekteve të mëdha.
Tv Klan