Anijet e marinës ushtarake ruse, të armatosura me raketa “Kalibr”, do të vendosen për misione afatgjata në detin Mesdhe.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Vladimir Putin, i cili ka saktësuar se shkak për këtë lëvizje është bërë kërcënimi që vjen nga terroristët ndërkombëtarë në Siri.

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve “TAS”, Putin ka thënë se këtë vit Rusia do të kryejë 120 operacione ushtarake detare, me anije dhe nëndetëse.

Ndonëse shefi i Kremlinit nuk ka saktësuar se kujt i referohet me termin “terroristë ndërkombëtarë”, lëvizja e tij vjen pak kohë pas sulmeve të Perëndimit në Siri, nga anije dhe nëndetëse të pozicionuara në Mesdhe. /abcnews.al