Anis Mehmeti, është një nga sulmuesit më të formë të momentit, sa i përket legjionarëve.

Futbollisti i Shqipërisë, ishte protagonist absolut në fitoren 4-0 që Bristol City mori në shtëpi ndaj Plymouth.

Mehmeti asistoi fillimisht te goli i parë që zhbllokoi takimin Twine në minutën e 57-të, por spektakli nuk kishte përfunduar këtu.

23-vjeçari shpërtheu edhe me dy supergola të shënuar, fillimisht në minutën e 62-të dhe më pas në minutën e 70-të.

Mehmeti shkon në kuotën e gjashtë golave të shënuar, në 16 ndeshje të luajtura këtë sezon në Angli,në Championship, me fanellën e Bristol City. /tvklan.al