Anjola Hamzaj rrëfen emocionet e të bërit nënë e dy binjakëve

Anjola Hamzaj rrëfen emocionet e të bërit nënë e dy binjakëve

18:34 13/09/2019

E shohim çdo ditë në edicionin e lajmeve të orës 15:30 në Tv Klan. Pas disa muajsh shkëputjeje nga ekrani, Anjola Hamzaj është rikthyer këtë sezon. Prej 7 muajsh është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë dy binjakë, Luis dhe Emma. Në një rrëfim për emisionin “Rudina” në Tv Klan Anjola Hamzaj  rrëfeu për emocionet e mëmësisë së saj.

“Është periudha më e bukur, por ndërkohë për mua erdhi dhe si një sfidë shumë e madhe pasi lindja ishte e parakohshme. Muajt e parë kanë qenë sfidë pasi paralelisht me faktin që bëhesha nënë për herë të parë, emocionet e fëmijëve, duhet të përballoja faktin që fëmijët ishin shumë të vegjël, kishte rrisqe. Është një botë komplet tjerër që unë njihesha për është të parë dhe unë duhet ti përballoja të dyja njëherësh. Nuk e kisha luksin të përjetoja vetëm gjëra pozitive, por kjo më bëri të kuptoj rëndësinë e të pasur një  fëmijë të shëndetshëm që është vërtet një privilegj që shumë nëna nuk e kanë përjetuar. Është një luks që lindja dhe ardhja e një fëmijë të vijë në mënyrë natyrale, mua më erdhi pak ndryshe, por është shumë e bukur”.

Anjola tregoi se ka pasur një shtatzëni normale dhe pothuajse ndryshimet kanë qenë shumë të vogla dhe normale.

“Shtatzënia ka qenë një periudhë shumë e qetë dhe e bukur nuk pata asnjë komplikacion dhe gjithçka ka shkuar shumë e qetë. Nuk kam pasur asnjë ndryshim, vetëm pak neps’.

Por binjakët e Anjolës lindën parakohe dhe ajo e përshkruan si surprizë.

“Ishte surprizë faktin që erdhi lindja para kohe. Nuk e prisja, nuk kisha komplikacione, erdhi dhe e prita me sukses, Ishte muaji i shtatë, pata një shqetësim të vogël dhe kisha lënë një vizitë tek doktori, pastaj ndjeva ujërat që plasën. Në vizitë mu la të kuptoja që fëmijët ishin shumë të vegjël për të lindur këtu tek materniteti ynë dhe unë nga frika,ashtu siç isha mora avionin dhe ika në Itali. Mund dhe të kisha lindur në avion. Disa e kanë quajtur guxim të “çmenduri’ nga fakti që nuk kisha mjek me vete. Në ato momente nuk mendon shumë, mendon vetëm të shpëtosh fëmijët”. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT