Ankand me objektet e Michael Jordan



Ankand me objektet e Michael Jordan

22:40 30/04/2021

Objektet duket se marrin vlerë kur përdoren nga sportistët e mëdhenj. E njëjta gjë po ndodh me atletet debutuese në NBA të legjendës së këtij sporti, Michael Jordan.

Atletet e përdorura prej tij në sezonin 1984-1985 kur ishte pjesë e Chicago Bulls kanë dalë nga një shtëpi ankandesh në Londër në shitje për më shumë se 80 mijë dollarë. Por si me magji, shifra në treg u rrit dhe tashmë atletet e kuqe me të bardha “Air Jordan 1” vlejnë jo më pak se 164 mijë dollarë.

Këpucët e Jordanit, nga të cilat njëra është me numër 47 dhe tjetra 47.5 janë projektuar nga drejtori krijues, Peter Moore. Shifër e lartë por modeste, pasi ky model nuk ka një autograf nga Jordan, që sigurisht do e rriste vlerën e tyre.

Një palë tjetër identike por që mbanin autografin e pronarit të ekipit të basketbollit të Sharlot Hornets vlejtën plot 560 mijë dollarë. Epo, natyrisht duhet një autograf nga Mbreti.

Klan News







Të ngjashme