Çmimi prej 471 milionë euro i vilës që përmban vetëm murale në tavan të pikturuar nga mjeshtri italian, do të reduktohet me 20%. Murali i Jupiterit, Neptunit dhe Plutonit i Caravaggio-s u porosit nga Del Monte në 1597-ën për të zbukuruar tavanin e laboratorit të tij të vogël të alkimisë.

Vila Aurora u hodh në treg për 471 milionë euro mes një mosmarrëveshjeje të ashpër trashëgimie midis tre djemve të pronarit të fundit të vilës, princit të ndjerë Nicolò Boncompagni Ludovisi, dhe gruas së tij të lindur në Amerikë, Princeshës Rita Boncompagni Ludovisi.

Ofertuesit duhej të regjistronin ofertat e tyre para mesnatës së së hënës përpara një ankandi online. Villa Aurora, e rrethuar nga mure të larta pranë Via Veneto-s në qendër të Romës, është gjithçka që mbetet nga një vendstrehim i krijuar nga kardinali Francesco Maria Del Monte në shekullin e 16-të. Në të kaluarën, Bill Gates thuhet se ka qenë i interesuar për blerjen e vilës.

Duke qenë se siti mbrohet nga Ministria e Kulturës, pasi një ofertë të jetë rënë dakord në ankand, shteti do të ketë mundësinë të blejë pronën me të njëjtin çmim. Një peticion i nisur javën e kaluar u nënshkrua nga më shumë se 35 mijë njerëz dhe i ka kërkuar qeverisë italiane të ndërhyjë për blerjen.

Klan News