Beteja historike për çlimin e Mosulit nga luftetarët e Shtetit Islamik po shkakton konflikt mes Bagdatit zyrtar dhe Ankarasë. Një ditë pas ndërhyrjes së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter, që Bagdadi t’u japë forcave turke një rol në rimarrjen e Mosulit nga militantët e Shtetit Islamik dhe refuzimin e kryeministrit irakian për këtë kërkesë, ka reaguar edhe kreu i qeverisë turke.

Kryeministri Binali Yildirim tha se Turqia është e gatshëm të ndërmarrë masa në pjesën veriore të Irakut, kjo sepse Ankaraja nuk është e kënaqur me premtimet e Irakut dhe Shteteve të Bashkuara, për rolin e militantëve kurdë dhe milicisë shiite, në betejën e Mosulit.

Komentet e Kryeministrit Turk erdhën menjëherë pasi Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi tha se beteja e Mosulit është e irakianëve dhe do të jenë ata që do e çlirojnë qytetin dhe territoret e mbetura. Mirëpo nga ana tjetër, Turqia e konsideron qytetin e Mosulit si zonën saj të influencës në Irak, kjo pasi dikur Mosuli ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane.

Sakaq, forcat irakiane kanë vijuar betejën e ashpër kundër ISIS. Sipas raportimeve, ato kanë arritur të hyjnë në atë që njihet si kryesqyteti i Shtetit Islamik, një zonë 30 kilometra në jug të Mosulit.

Tv Klan