Në një anketim të kryer nga USAID banorët e Shkodrës kanë renditur qytetin e tyre si një ndër më të tmerrshmit në rang vendi për sa i përket  infrastrukturës, pastërtisë apo gjelbërimit.

200 të anketuarit mbi moshën 18 vjeç kanë kërkuar më shumë vëmendje nga ana e pushtetit vendor për të përmirësuar jetesën e tyre. 54% e të anketuarve mendojnë se gjendja e rrugëve kryesore të Shkodrës është mirë dhe vetëm 6% ndajnë të njëjtin mendim për rrugën dytësore.

Qytetari 1:Këtë rrugë kanë mbi 10 vjet që nuk është vënë dorë mbi të, këtu duket vetëm asfalti i vjetër i viteve ’80 këtu të gjitha makinat kalojnë me vështirësi kanë probleme me qarkullimin si njerëzit, si makinat. Po të bjerë shi këtu nuk kalohet fare as me çizme se bëhet një det krejt.”

Qytetarja 2:Gjendja e këtyre rrugëve sa vjen edhe rinohet çdo dite e më tepër nga fluksi i makinave që është gjithmonë në rritje.”

Shifrat e marra nga anketimi janë tronditëse sipas organizatorëve problemit kryesor me të cilat është ndeshur Shkodra gjatë vitit 2005 janë papunësia, mungesa e energjisë elektrike dhe infrastruktura.

Korrupsioni në administratë është një tjetër plagë e vënë në dukje nga qytetarët pasi pohimet nga 93% e të anketuarve./tvklan.al

Gazetar: Rezart Lahi