Ankimohet VKM për kopshtin botanik

Ankimohet VKM për kopshtin botanik

15:54 09/10/2019

Veliaj: Po përdoret politikisht nga PD dhe Koni

Pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të mbështetur edhe nga opozita janë mbledhur sot përpara Gjykatës Administrative për anulimin e një vendimi qeverie për ndërhyrje në kopshtin botanik.

Kundër këtij ankimi në Gjykatë ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se kopshti botanik nuk do t’i hiqet Universitetit, por nga një landfill mbetjesh që është sot, do të transformohet  në një hapësirë të shfrytëzuar nga të gjithë.

Sipas Veliaj, protestat për kopshtin po shfrytëzohen politikisht nga Partia Demokratike dhe nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, për të bllokuar projektet.

Veliaj ka hedhur akuza ndaj Rektorit Koni për skema korruptive gjatë menaxhimit të kopshtit botanik.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT