Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimin e bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliajt, Ajola Xoxa për heqjen e sekuestrove të sendeve personale dhe subjekteve të tjera duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme.
Gazetarja Glidona Daci bën me dije se Ajola Xoxa ka kundërshtuar duke e quajtur vendimin e Gjykatës të paligjshëm. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.
/tvklan.al