Një grua e lodhur fajësoi një “viagra natyrale” të bërë nga kokosi për jetën e re të burrit të saj 64-vjeçar në dhomën e gjumit.

Një 43-vjeçare ka shkuar të ankohet tek oficerët e policisë në provincën Chachoengsao, Tajlandës, sepse burri i saj 64-vjeçar kërkon marrëdhënie intime deri në shtatë herë në ditë pasi filloi të konsumonte  një pije që mund të quhet edhe si “viagra natyrale”.

Gruaja, emri i së cilës nuk u dha nga media lokale tha se ata nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale për ca kohë dhe më pas burri i saj zbuloi se uji i papërpunuar i kokosit kishte gjallëruar epshin e tij dhe filluan të shijonin jetën e tyre të re seksuale. Por dëshira e madhe e burrit filloi të shtohej edhe më tepër dhe donte që të kryente marrëdhënie disa herë në ditë, kjo gjë e tejlodhi gruan, sipas Daily star.

Gruaja pretendoi se kjo sjellje seksuale e partnerit filloi kur ai zbuloi se pirja e ujit të kokosit mund të ndihmonte në rritjen e epshit të tij. Tani burri i saj dukej se ishte i varur nga ky lëng që gjendet në me bollëk në trego dhe nuk ndalet së kërkuari për të bërë dashuri.

“Përfundimi i dy raundeve nuk i mjafton. Nëse ai nuk është ende i kënaqur, ai dëshiron ta bëjë përsëri tre ose katër herë më pas. Edhe pasi ta bëjë atë disa herë gjatë ditës, ai gjithashtu më kërkonte që ta bënim përsëri para gjumit”, shprehet gruaja në polici.

Gruaja foli me oficerët e policisë dhe më vonë u kthye në shtëpi për të parë nëse mund ta zgjidhte çështjen duke diskutuar problemin me burrin e saj. Pasi historia e çiftit u përhap në të gjitha mediat. Tregu ku shitej lëngu i kokosit u mbyt nga kërkesa e vendasve të cilët ishin të bindur se lëngu ishte një viagra dhe mrekulli natyrore.

Ëandee Paoponpreuk pronarja e tezgës që shiste arra kokosi tregoi se dyqani i saj u mbush me klientë të cilit vinin dhe pinin përnjëherësh 4 arra kokosi pasi kishin dëgjuar lajmin.

“Ka klientë që hyjnë dhe do të pinë katër arra kokosi para dyqanit sepse ata dëshirojnë të dinë nëse do ishte efektive siç ishte tek 64-vjeçari.

Mjekja Kampanant Pornyokrai nga spitali lokal tha se pirja e ujit të kokosit mund të rrisë testosteronin duke rezultuar në rritjen e dëshirës seksuale tek burrat, por kërkohen më shumë kërkime për të provuar efikasitetin e tij.

“Duhet të bëhen akoma më shumë hulumtime mbi këtë çështje përpara se të flasim për efektet e saj, por është e sigurt që mund të rritë testosteronin”. /tvklan.al