Mbrojtësi i Hollandës zbulon prapaskenat: Mendova tërheqjen nga Euro 2020

Një prej ish-shokëve të tij të skuadrës, Dalej Blind mendoi që të largohet nga grumbullimi i Hollandës në Euro 2020 pas momentit kritik shëndetësor të Christian Eriksen në fushën e blertë.

Humbja e ndjenjave në fushë të Christian Eriksen shokoi botën e futbollit dhe jo vetëm. Të shumtë ishin ata që reaguan, ndërkohë që shumë futbollistë menduan të mos dilnin në fushë. Një prej tyre është mbrojtësi holandez, Daley Blind, i cili pranoi se për pak minuta mendoi për t’u larguar nga grumbullimi i Kombëtares tulipane.

Diçka të tillë, 31-vjeçari e pohoi pas fitores 3-2 që Hollanda regjistroi përballë Ukrainës. Blind shtoi se gjendja e stabilizuar e ish-shokut të tij te Ajax-i i dha forcë për të luajtur dhe për të dhënë maksimumin në fushën e blertë.

Sipas mediave botërore, Christian Eriksen është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lërë spitalin këtë javë. Nuk dihet nëse 29-vjeçari do zbresë sërish në fushë në Euro 2020 apo do vendosë të bëj pushim për të qenë gati për sezonin e ri futbollistik.

Klan News