Në familjen e moderatorit Ardit Gjebrea sot është një ditë speciale sepse Anna feston ditëlindjen. Të gjithë e kemi parë të rritet para syve tanë në daljet e saj në ekran përkrah të atit e më pas vetëm drejt skenave të mëdha, si ajo e Eurovision Junior. I emocionuar, moderatori i  ka kushtuar një urim të veçantë vajzës së tij të vogël, e cila në fakt sot është një zonjushë 14-vjeçare.

“Sa shpejt 14!

Dhe shumë shpejt do vijnë të tjerat, të tjerat, të tjerat… dhe unë nuk e di se sa do shoh, se sa do jetoj me ty, por të premtoj që edhe kur të mos jem, përsëri do jem me ty, në një formë a një tjetër.

Dhe ti do jesh gjithmonë e vogla ime, princesha ime, krenaria ime.

Unë kam shumë bekime në jetë, por ti je bekimi për të cilin falenderoj çdo ditë Zotin që të solli në jetën time.

Të bekuar, diell dhe dashuri e paç jetën!”, përmbyll Gjebrea./tvklan.al