Këngëtarja ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor

Këngëtarja Anne-Marie ka vlerësuar  terapinë  e cila e ka ndihmuar atë të normalizojë mendimet dhe ndjenjat e saj ‘ekstreme’.

Ajo kërkoi terapi gjatë karantinës së koronavisrusit, pasi e kuptoi se ishte e pakënaqur dhe luftonte me çështje të vetëvlerësimit dhe stresin e të qënurit  në qendër të vëmendjes.

Seancat e terapisë e frymëzuan atë për të shkruar albumin e saj të ri, të quajtur ‘Therapy’

“Unë gjithmonë kam menduar që mendimet e mia janë shumë ekstreme”, tha ajo.

Ajo shtoi se për shumicën e njerëzve muzika ka qenë atje për ta në moment të vështira të jetës së tyre.

“Të shkruash muzikë është shumë terapeutike për mua”, ka vijuar më tej këngëtarja.

Anne-Marie kujtoi gjithashtu një kohë kur ajo kishte vuajtur nga sulmet e panikut dhe këngëtari Ed Sheeran kishte qenë atje për ta ndihmuar atë.

Ajo e përshkroi këngëtarin si një nga njerëzit më të mirë që kishte njohur duke zbuluar raportin tejet të veçantë mes tyre.

Klan News