Vallet folklorike janë një pjesë mjaft e rëndësishme dhe e bukur e traditës shqiptare, të cilat janë trashëguar brez pas brezi dhe sot performohen në mënyrë të shkëlqyer nga shumë të rinj.

Sot në programin “Rudina”, në Tv Klan ishte i ftuar Ansambli Folklorik “Shqiponja”. Valltarët e këtij ansambli janë të moshave të ndryshme dhe i bën bashkë pasioni për këtë traditë.

Ansambli Folklorik “Shqiponja” është themeluar në vitin 1996. Presidenti i saj është Eqerem Tuga dhe koreografe Aida Gjini. Ky ansambël përcjell kulturë e traditë dhe ata kanë fituar disa çmime të ndyshme ndër vite.

Aida Gjini: Këta janë fëmijë që me shumë sakrificë punojnë. Mbi të gjitha përveç sakrificës kanë edhe talent sigurisht, por që ne ia kultivojmë dhe ia fusim më në gjak, si të themi atë pjesën e traditës. Sepse ne jemi koshientë që tradita po nuk e kultivove, ajo humbet. Ne jemi munduar të mos e harrojmë dhe në fund të fundit të trashëgohet brez pas brezi, se është identifikimi ynë.

Në studio, Ansambli Folklorik “Shqiponja” ka performuar edhe valle./tvklan.al