Regjistrohet tjetër rekord temperature, 20.7 gradë celsius

Një tjetër temperaturë rekord është regjistruar në Antarktidë , duke tejkaluar 20.7 gradë Celsius. Temperatura u mat në ishullin Seymour nga disa shkencëtarë brazilianë.

Kjo matje vjen vetëm një javë pasi u regjistrua temperatura më e lartë rreth 18.3 gradë Celsius, aspak normale për periudhën e tanishme.

Ndërkaq të dhënat e fundit ende nuk janë konfirmuar ende me Organizatën Botërore të Meteorologjisë, por ato mbeten një kambanë alarmi pasi ky kontinent po shkrihet shumë shpejt kryesisht për shkak të ngrohjes globale.

Kështu Antarktida nuk do të jetë më krejtësisht i bardhë kur të shihet nga sateliti, por me copëza të mëdha akulli që tkurren nga viti në vit. Gjithashtu të gjithë akullnajat e rajonit po shkrihen.

Rekordi i fundit u shënua në Mars të 2015, kur u regjistrua temperatura 17.5 gradë celsius. Shumë shkencëtarë nga Universiteti Victoria në Uellington kanë verifikuar disa prej temperaturave të mëparshme që janë regjistruar në këtë kontinent, por kjo e fundit mbetet shumë lartë.

Ndërkaq i njëjti fenomen ndodh edhe në Polin e Veriut dhe atë të Jugut, ku masive akujsh po zvogëlohen dhe korrikun e vitit të kaluar u shënua një rekord temperaturë prej 21 gradësh. 

Por kjo gjë sipas ekspertëve me kalimin e viteve do të sjelli pasoja katastrofike duke përmbytur një pjesë të madhe të metropolove dhe qyteteve bregdetare.

Klan Plus