Boksieri 33-vjeçar sfidon amerikanin Franklin më 1 Prill

Muaji Prill rikthen në ring ish-kampionin e botës, Anthony Joshua. Boksieri britanik do të ngjitet në skenën e O2 Arena në Londër më 1 Prill dhe si kundërshtarë do të gjejë amerikanin Jermaine Franklin.

33-vjeçari do të veshë dorezat e boksit për herë të parë pas thuajse 7 vitesh që ngjitet në ring për të mos luftuar për një titull kampioni në lojë.

“Mendërisht dhe fizikisht ndihem gati”, tha Joshua, që do ketë përballë një kundërshtar 29-vjeçar.

Britaniku nuk bokson që nga humbja e tij e dytë radhazi ndaj kampionit ukrainas në WBA, WBO, IBF dhe IBO, Oleksandr Usyk, në një revansh për titull në Arabinë Saudite zhvilluar në gushtin e vitit të kaluar.

Në krahun tjetër, Franklin ka një rekord prej 21 fitoresh dhe 1 humbje, 14 prej të cilave me nokaut teknik.

Ndërkaq, disfatën e vetme e pësoi Nëntorin e vitit 2022 ndaj britanikut Dillian Whyte në “Wembley Arena”.

Klan News