Britaniku mposht Franklin, kërkon ‘kokën’ e Tayson Fury

Karriera e Anthony Joshua në boksin profesion do të vijojë edhe për disa kohë.

Kampioni anglez fitoi duelin që ishte konsideruar si i fundit në ring, falë edhe vendimit unanim të gjyqtarëve.

33-vjeçari arriti që të jetë dominues ndaj kundërshtarit, Jermaine Franklin, duke fituar me pikë kështu duelin e parë që prej Dhjetorit të vitit 2020.

Superioriteti i Joshua në ring ishte i dukshëm që në raundet e para, por Franklin nuk u dorëzua, për të mbetur solid në ring, madje për të lëshuar edhe grushte ndaj kundërshtarit.

Një fitore tepër e rëndësishme për Joshua, që tashmë kërkon të jetë në ring përballë Tayson Fury. Bisedimet mes palëve po zhvillohen prej kohësh, por duket se tani ka ardhur koha për t’u vendosur kundër njëra-tjetrës.

Nëse dyshja do të ngjitej në ring, do të ishte përballja më e madhe e boksit, teksa në mes do të ishte titulli kampion bote për peshat e rënda.

Klan News