ISHSH: 30 gjoba vetëm në një javë

Ligji antiduhan nuk shkelet vetëm nga subjektet private, por edhe nga ato shtetërore. Inspektorati Shëndetësor Shtetëror ka gjobitur 10 institucione shtetërore nga të cilat policia, gjykata e tatimet në brendësi të të cilave janë kapur persona duke pirë duhan.

Ndryshimet e fundit ligjore, që hynë në fuqi në 15 Gusht të këtij viti kanë vënë në thelb ashpërsimin e masave për shkelësit e përsëritur.

Përgjatë 10 muajve të parë, Inspektorati ka gjobitur mbi 400 subjekte që kanë shkelur ligjin antiduhan, shifër kjo dyfish më e lartë se ajo e vitit 2018.

Tv Klan