U kapën duke konsumuar duhan në brendësi

Antiduhani ka gjobitur 11 lokale në zonën e ish-bllokut në fundjavë. Shkak është bërë shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

Inspektorët e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror kanë konstatuar se në këto subjekte pihej duhan në ambientet e brendshme.

Ndaj tyre është vendosur masë administrative me gjobë.

Dy prej lokaleve janë gjobitur me nga 600 mijë Lekë pasi shkelja rezulton të jetë e përsëritur, ndërsa 9 të tjerët janë ndëshkuar me nga 300 mijë Lekë.  Kjo ishte hera e parë që ato u zunë në shkelje të ligjit.

Tv Klan