Flamur Shuaipaj nga fshati Asim Zeneli mori iniciativën që të hapte një bujtinë për të pritur turistët të cilët çdo vit e më shumë tregonin interes për zonën e Antigonesë. Me kursimet e familjes, por edhe me fondet e AZHBR vendosi të niste këtë biznes.

Është viti i dytë që presin turistë të cilët nuk kanë munguar as në muajt jashtë sezonit turistik.

Flamuri thotë se turistët që kanë ardhur këtu janë nga vende të ndryshme të Europës, por jo vetëm. Ata zgjedhin të qëndrojnë në këtë ambient për natyrën, por edhe për ushqimet bio dhe gatimet tradicionale.

Aktualisht në këtë bujtinë ka 4 dhoma, por familja Shuaipaj po synon që ta zgjerojë aktivitetin. Kjo është e vetmja bujtinë në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër ndërsa Flamuri u sugjeron edhe banorëve të tjerë në zona rurale që t’i kthejnë sytë nga turizmi.

Klan News