Drejtori i Urgjencës Kombëtare, mjeku Skënder Brataj, ka publikuar një studim për imunitetin e Covid-19 dhe shkruan se sistemi imunitar siguron një mbrojtje afatgjatë pas shërimit. Studimi i publikuar nga Brataj është kryer nga Rockefeller University, tregon se ata që shërohen nga Covid-19  mbrohen nga virusi për të paktën gjashtë muaj, dhe me gjasë shumë më gjatë.

Po ashtu një studim i publikuar në revistën Nature tregon se “ka prova të forta, se sistemi imunitar ‘kujton dhe njeh’ virusin, po ashtu vazhdon të përmirësojë cilësinë e antitrupave edhe pasi infeksioni ka kaluar“.

Sipas mjekut antitrupat e prodhuar muaj pas infektimit treguan një aftësi të shtuar për të bllokuar SARS-CoV-2 dhe mutacionet e tij siç është varianti i Afrikës së Jugut.

Studiuesit zbuluan se këta antitrupa të rritur prodhohen nga qelizat imune që kanë vazhduar të evoluojnë, me sa duket për shkak të ekspozimit të vazhdueshëm ndaj mbetjeve të virusit të fshehura në indet e zorrës“, shton mjeku.

Brataj shton se studiuesit dyshojnë se kur pacienti i rikuperuar takon virusin herën tjetër, përgjigja do të ishte edhe më e shpejtë dhe më efektive, duke parandaluar ri-infektimin./tvklan.al