Ylli i kinemasë botërore Antonio Banderas ka ndarë qëndrimin e tij për luftën në Ukrainë në një ngjarje gala në Berlin.
Duke folur me gazetarët, Banderas nënvizoi domosdoshmërinë e përfshirjes së Evropës në bisedimet e propozuara të paqes në Ukrainë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
“Çfarëdo lëvizje për paqen është e mirë. Por ne duhet të mendojmë, cili është çmimi i kësaj në fund? Sepse, paqja nuk duhet bazuar në paqëndrueshmëri. Ndoshta kjo nuk është një ide e mirë. Unë mendoj se Evropa duhet të përfshihet”.
Banderas, i cili mori një çmim për punën e tij humanitare në këtë event, u shpreh se duhet arritur një paqe e cila duhet të jetë e gjatë.
Kinemaja për Paqen është një ngjarje që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për kauza të ndryshme humanitare dhe mjedisore.
Klan News