Fundi i sezonin 2020 – 2021 ka sjellë lëvizje të shumta të trajnerëve. Antonio Conte edhe pse doli kampion me Interin, sërish duket se është drejt një divorci. Nga ana tjetër dhe Juventus ende nuk e ka vendosur të ardhmen e Andrea Pirlo në krye të pankinës.

Por mes këtyre dy skuadrave është futur dhe Real Madrid që mbylli bashkëpunimin me Zinedin Zidane.

Tashmë skuadrat kanë formuar një trekëndësh në lidhje me të ardhmen e trajnerëve. Juventus është në dilemë, pasi mund të ketë në të ardhmen si trajner ose Zidane, ose Max Allegrin. Tashmë pritet vendimi i Contes që të zyrtarizojë divorcin me Interin dhe të kalojë në Madrid që gjithçka të bëhet më e qartë.

Nëse Conte bëhet trajner i Real Madrid, mundësia më e madhe është që Zidane të kalojë tej Juventus. Por nëse Conte qëndron atëherë në garë për stolin e zonjës së vjetër është dhe Allegri.

Ky i fundit kërkohet dhe nga Real Madrid, ndaj në lojë është futur dhe Conte që dhe ky i fundit mund të kalojë tek spanjollët. Tashmë të trija skuadrat nuk kanë ende asgjë të qartë dhe në ditët në vijim pritet të shihet se cili do të jetë vendimi që do të marrin për të ardhmen e trajnerëve./tvklan.al