Me mijëra pasagjerë të Rayanair nëpër Europë pritet që ta kenë të pamundur lëvizjen me avion të premten, për shkak të një greve që çoi në anulimin e 250 fluturimeve.

Të enjten, pilotët gjermanë thanë se do t’i bashkoheshin atyre holandezë dhe belgë, duke i shtuar kështu listës anulime të tjera të fluturimeve.

Stafi i kabinave në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë, Portugali dhe Spanjë ka lënë punën për të protestuar për kontratat dhe kushtet e punës. Sipas asaj që shkruan BBC, pilotët gjermanë nuk përjashtuan mundësinë e grevave të tjera.

Nga ana e saj kompania Raynair deklaroi se pjesa më e madhe e 2 400 fluturimeve të së premtes nuk do të kenë probleme. Nga greva pritet të preken vetën 35 mijë nga 450 mijë pasagjerët që kishin planifikuar për të udhëtuar me këtë kompani ajrore.

/tvklan.al